Botë
Kosovë: 100 raste të reja me kovid 19
01.08.2021 19:23
Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste të reja me kovid 19..
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, 100 rastet pozitive kanë rezultuar nga 2.849 të testuar.
Poashtu janë shëruar tre pacientë, ndërsa nuk ka pasur humbje jete. Në Kosovë aktualisht ka 539 raste aktive, ndërsa zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë bërë të ditur se rreth 90% e të infektuarve janë të lidhura me variantin Delta.
