Dita e Ilindenit, Pendarovski: Të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit, KAÇKM
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski....

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ilindenit, Ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një video-incizimi dërgoi mesazhe urimi për të gjithë qytetarët.
Ai u shpreh se liria është ideali dhe qëllimi më i lartë i një populli. Shtoi se luftën për liri e ka vazhduar gjenerata e famshme antifashiste e cila i ka tejkaluar propagandat dhe ndasitë dhe është bashkuar rreth idesë për popull të lirë në shtetin e tij, të lirë. Sipas Pendarovskit, Liria e fituar një herë ,duhet të ruhet nëpërmjet punës së përkushtuar të secilës gjeneratë të re.
Përkujtoi se këtë vit festojmë 30 vjet nga pavarësia, vite në të cilat, siç tha, kishim edhe ngritje dhe rënie, tri dekada të sukseseve, por edhe përvoja të shumta të jashtme dhe të brendshme të cilat shkaktuan kriza dhe ndasi të thella.
“Në këto kohë të pasigurisë për ne, por edhe për gjithë botën, do të duhet që sërish t’i tejkalojmë ndasitë e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve burimore të Ilindenit dhe KAÇKM-së. Ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtet përmes përforcimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të drejtësisë. Tu mundësojmë të rinjve që këtu ta ndërtojnë botën e tyre dhe t’i respektojmë ata që janë ndryshe nga ne, si supozim për shoqëri të qytetarëve të barabartë” – tha Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Në urimin e tij të Ilindenit,presidenti theksoi se lufta për liri ka filluar me më 2 gusht 1903, me brezin revolucionar të Ilindenit që në epokën e monarkive shpalli një republikë demokratike, dhe në kohën e nacionalizmave me mendje të ngushta vendosi të ndërtojë bashkëjetesë midis të ndryshmeve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
