Botë

Sivjet dyfishohet numri i të prekurve nga gripi

05.12.2014 17:34

Është rritur numri i të infektuarve me grip dhe në krahasim me sezonin e kaluar, është dyfishuar...

Javën e kaluar janë regjistruar 192 raste, bëjnë të ditur nga Qendra e Shëndetit Publik.
 
Është në rritje edhe numri i të hospitalizuarve në Klinikën Infektive, për shkak të komplikimeve kryesisht të traktit respirator.
 
“Ne si isolate kemi të paraqitur shtatë raste, që janë vërtetuar me virusin A dhe B edhe këto janë më frekuente, ndërsa virusi i gripit pak më rrallë, tash ata nëntipat tjerë i vërtetojmë me isolate. Virusi i gripit  i sulmon rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe moshat më të vjetra, gratë shtatzëna, te fëmijët varësish se sa ata kanë pritur të komplikohet puna”- deklaroi doktoresha në Qendrën për Shëndet Publik, Lulzime Barjami.
 
Prevenca më e mirë është vaksinimi i popullatës, andaj u bëhet thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’i parandaluar komplikimet e mundshme. 
 
“Për t’i parandaluar komplikimet e mundshme te pacientët, për atë e kemi bërë vaksinimin e popullatës, që deri tash kemi harxhuar 5200 vaksina për të parandaluar gripin”- tha Barjami.
 
Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi është regjistruar në Tetovë dhe arrin në 365 raste, ndërsa në tetë qytete në vend ende nuk është paraqitur asnjë rast i tillë.
 
FLUTURA LATIFI