Xhaferi uron Ilindenin, kemi një shtet të përbashkët dhe duhet ta ruajmë
Kryengritja e Ilindentit dhe KAÇKM-së...

Kryengritja e Ilindentit dhe KAÇKM-së janë simbole për bashkësinë mulltientike dhe multikulturore të këtij vendi.
Kështu u shpreh kryeparlamentari Talat Xhaferi me rastin e shënimit të 118 vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77 vjetorin e KAÇKM-së duke dërguar mesazhe për respekt reciprok, për ruajtjen e përbashkët të këtij vendi, për nevojën e ndërtimit të një shoqërie europiane për të gjithë.
“Nëse e shikojmë Manifestin e Krushevës dhe nëse i shikojmë dokumentët e KAÇKM-së të vitit 1944, do të kuptojmë se si janë të përcaktuara qartë të gjitha të drejtat dhe liritë e përgjithshme dhe të veçanta të njeriut, të cilët përcaktojnë qartë karakterin multietnik dhe multikulturor, shumë konfesional në këtë vend. Do të kuptojmë se historia dhe ngjarjet ndër vite kanë deteriminuar rrugën që duhet ndjekur nëse e njëjta ndiqet nga arsyeja që inponon nevojët për tu bashkuar drejtë qëllimit natyror dhe jashtëzakonisht të arritshëm dhe ajo është një shtëpi për të gjithë me vizion dhe mençuri të qartë…” – tha Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Nuk ishte e lehtë të mbijetosh, të ruash paqen, të forcosh stabilitetin, dhe poashtu nuk ishte fare e lehtë e as të ruash stabilitetin ekonomik të këtij vendi ndër vite, tha në fjalimin e tij Xhaferi.
Sipas tij anëtarësimi në NATO dhe Marrëveshja e Ohrit dëshmojnë se vendi është në drejtimin e duhur dhe nuk duhet ndalur këtu.
“Këtë vit shënojmë edhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit me të cilën u vendos struktura e re e kohezionit ndëretnik, ku u përcaktuan rregullat e reja të kohezionit ndëretnik të cilët janë themel më i fortë për të ndërtur të ardhmen tonë të përbashkët euroatlanitke. Me këtë marrëveshje të paqës, rruga vazhdon pasi që kemi ende punë për të bërë, ka punë për të ndëtuar ura të fqinjësisë dhe ura që do të lidh si brenda ashtu edhe jashtë vendit...” –u shpreh Xhaferi.
Xhaferi poashtu tha se vitet e fundit u morrën vendime të vështira shtetërore për të zhbllokuar rrugën euroatlantike të këtij vendit, përmendi çështjen e Bullgaris dhe i përmendi “vijat e kuqe” në Rezolutë të miratuara para disa ditësh në Kuvend. (Rexhep Qamili, TVM2)
