Zjarret, Turqia, Greqia e Italia luftë me flakët

02.08.2021 14:42

Zjarret e mëdha që prej disa ditësh kanë kapluar Turqinë....

Zjarret e mëdha që prej disa ditësh kanë kapluar Turqinë, ku deri tani u kanë marr jetën 8 personave, ndërsa qindra njerëz janë lënduar. Zjarret kanë prekur zonat turistike Bodrum dhe Marmaris, prandaj turistët dhe personeli i hoteleve në disa raste janë evakuar në rrugë detare. Qytetarët të tronditur thonë se diçka e tillë nuk është parë deri tani.

“Dolëm nga shtëpia, kafshët na mbetën në oborr të bllokuara. U shkatrrua gjithçka që kishim ndërtuar për një shekull" – tha një qytetar.

“Fshati në pjesën e sipërme u kaplua nga zjarri që u përhap shpejt në pjesën e poshtme. Më besoni nuk duhet nji orë për 10 deri 20 minuta u dogj" – tha një qytetar tjetër.

Deri tani më shumë se 120 zjarre janë vënë nën kontrollë, por ka edhe 7 zjarre të mëdha me të cilët po luftojnë zjarrfikësit.

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore.

Gjithashtu edhe Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani kanë dërguar ndihmë për të mbështetur zjarrfikësit turq. Zjarre edhe në Greqi përkatësisht në Rodos dhe pjesën veri perëndimore të Peloponezit, ku po digjen mbi 3 mijë hektar me pisha dhe ullinjë, por janë dëmtuar edhe disa shtëpi.

“U mundumam ti shpëtojmë shtëpit tona por asgjë nuk mundëm të bojmë, kemi humbur gjithçka, drunjët ende digjen".

“Kjo është shtëpia ime e shikoni nuk ka mbetur asgjë prej saj, vetëm rrobat në trup që i kam më kan mbetur, fëmija dhe gruaja, asgjë tjetër nuk më ka mbetur".

Zjarret kanë shpërthyer të shtunën prej kur zjarrëfikësit grek po përpiqen ti vënë nën kontrollë.

Në Greqi janë regjisteuar mbi 50 zjarre, pasi temperaturat e larta deri në 47 gradë në disa zona dhe era, po e ndihmojnë përhapjen e zjarreve.

Në Itali 5 persona janë lënduar derisa 30 janë helmuar nga tymi pasi në pjesën jugore të qytetit Peskara ka shpërthyer një zjarr i madh. Janë evakuar 800 persona nga një shtëpi e pleqve si dhe banorët lokal dhe turistët.

Këtyre ditëve në Itali ka pasur qindra zjarre 15 prej të cilëve janë aktiv. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)