Mickovski: Ilindeni është bibla dhe kryqi ynë
Ilindeni është shenjtëria jonë, është ndjenjë e veçantë për çdo maqedonas, deklaroi kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski..

Ilindeni është shenjtëria jonë, është ndjenjë e veçantë për çdo maqedonas, deklaroi kryetari I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, gjatë fjalimit të tij në Tashmarunish, me rastin e ditës së Ilindenit. Ai tha se Ilindeni është golgota, pa të cilën nuk do të kishte liri, andaj u zotua se do të bëjë gjithçka për të mbajtur gjallë frymën e ilindenit.
“Përderisa zgjat kujtimi për Ilindenit do të zgjat edhe Maqedonia, për shkak se Ilindeni është lufta jonë epike, është besimi jonë, është bibla dhe kryqi ynë të cilin ne me shumë krenari e pranojmë dhe e mbajmë. Dy ilindenët nuk ishin bërë për të mospatur sukses, por që të jetësohet ideja e cila solli liri, kurse liria sot është paguar me gjak, mund, lot, dhe shumë jetëra. Kaq është e pasur ajo çfarë na sollën dy ilindenët dhe aq i madh është detyrimi ynë për të pasur sukses”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Mickovski: Pendarovski ka frikë të përballet me popullin
Kreu i VMRO-së Mickovski nuk la pa kritikuar qeverinë, e posaqërisht presidetin Pendarovski për mosmbajtjen e fjalimit në Meçkin Kamen. Sipas tij, kjo flet për frikën nga përballja e Pendarovskit me popullin si pasojë e keq-qeverisjes, përderisa kërkoi dorëheqjen e tij.
“Për herë të parë në 30 vite pavarësi, e ndryshuan festën për Ilinden. Në Meçkin Kamen nuk ka fjalim. E para se nuk kanë çfarë të thonë, kurse tjetra pse frikësohen nga populli, i cili do tu tregon se çfarë mendon për qeverisjen e tyre. Stevo Pendarovski nuk mundet të jetë pika për bashkim, por ai ëstë pika për ndarje, sepse njeriu mbajti anë dhe vendosi të hesht atëherë kur duhej të ishte i zëshëm, kur kishte falsifikim zgjedhor, kur duhej të kundërshtonte ligjet e këqija, kur Zaev bënte marrëveshje në llogari të identitetit”, theksoi Mickovski.
Mickovski nuk la pa u ndalur edhe te kontesti me Bullgarinë, duke thënë se edhe Ilindeni është pjesë e identitetit maqedonas, për të cilin shteti nuk guxon të zhvillojë bisedime.
ERSAN PAJAZITI
