Covid vendi: 54 të infektuar, 1 i vdekur , 28 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.087 testime për coronavirus...

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.087 testime për coronavirus, ndërsa 54 raste kanë rezultuar pozitiv.Prej tyre në Tetovë – 32, Shkup – 13, Dibër – 4, Gostivar – 2, Vallandovë – 2 dhe Kërçovë –1 Nga MSH thonë se ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova, i moshës 77 vjeçare, në kushte spitalore.
Ndërsa Instituti I Shëndetit Publik ka regjistruar 28 pacientë të shëruar.Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.506, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 613. Autoritet sh;ndetësore kanë paraljmruar se ka gjasa që do të ketë edhe variante të ndryshme të koronavirusit dhe se mund të rekomandohet edhe marrja e dozës të tretë të vaksinës anticovid.gjithastu autoritet shëndetësore ripërsëritin se tani për momentin nuk mendohet për masa të reja restrictive por një gjë e tillë mundë të ndodhë gjatë muajve në vjeshtë.
Gjithashtu nga autoritet shendetësore kanë potencuar se mendohet për masa restrictive për qytetarët që nuk janë vaksinuar.
REJHANE BUSHI METAJ
