Osmani, Ilindeni: Urë që bashkon popujt në RMV

02.08.2021 16:13

2 gushtin e uroi edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani....

2 gushtin e uroi edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tha se kjo festë është urë e cila bashkon bashkon të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe paraqet vlerë të përbashkët historike.

Sipas Osmanit në kohën kur vendi po përballet me shumë sfida, kjo festë duhet të jetë pika e cila do të na bashkoj dhe do të mundësoj tejkalimin e mosmarrveshjeve edhe me Bullgarinë.  

“Ashtu siç përmes Marrëveshjes kornizë të Ohrit e forcuam integrimin tonë të brendshëm, ashtu siç i tejkaluam mosmarrëveshjet me fqinjin tonë Grerqinë, përmes marrëveshjes së Prespës, ngjajshëm edhe përmes implementimit të marrëveshjes për miqësi do ti tejkalojmë dallimet edhe me fqinjin tonë Bullgarinë. Ilindeni është ditë e rëndësishme edhe për fqinjët tanë bullgar. Për fat të keq, në të kaluarën e jo rrallë edhe sot, kjo më së shpeshti ka qenë shkak për përçarje dhe mos-marrëveshje, në vend që të jetë pike e cila do të na bashkoj dhe afroj. Në kontestin e sotëm bashkëkohor, obligimi ynë është që ilindenin ta bëjmë pikërisht pikën e cila do të na lidhë, festë e cila do të bashkoj, ngjarje historike, përmes shënimit të së cilës do të tregojmë respekt dhe njohje të ndërsjellë” – tha Ministri i Punëv të Jashtme, Bujar Osmani.