Moti: Tempetura 43 gradë, aktiv 5 zjarre
Prej disa ditësh vendi është kapluar nga një valë e të nxehtit...

Prej disa ditësh vendi është kapluar nga një valë e të nxehtit, prandaj është shpallur niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat.
Siç bëjnë të ditur metereologët temperatura e ditës në disa pjesë të vendit arrinë në 43 gradë celcius, si dhe erë nga veriu deri në 60 kilometra në orë. Edhe të martën na pret mot me temperatura deri në 42 gradë, ndërsa nga mesi i javës temperaturat do të bien në 39 gradë me kushte për rreshje lokale të shiut.
Temperaturat e larta krijojnë kushte edhe për përhapjen e zjarreve, prandaj në vend aktualisht ka 5 zjarre aktive. Nga qendra për menaxhim me kriza kanë njoftuar se një zjarr është regjistruar në rajonin e Vallandovës, ku është intervenuar, dhe zjarri është vënë në kontrollë. Në rajonin e kumanovës ende është aktiv zjarri mes fshatrave Stepanc, Zheglan dhe Malotinë, ku po digjet mali.
Në Dellogozhdë të Strugës ku po digjet bari I thatë ende nuk është lokaluzuar zjarri që ka shpërthyer nga e diela. Edhe afër mullirit në fshatin Lloznani të komunës së mogillës po digjet bari i thatë, ashtu si edhe në fshatin Lezovë të Probishtipit.
Ekipet e zjarrëfikësve janë angazhuar për shuarjen e zjarreve, ndërsa apelohet që qytetarët të jenë më të kujdesshëm në këto ditë me temperatura të larta, pasi leht shkaktohen zjarre.
GYLTENE SINANI
