Maqedoni

Konferencë: gratë dhe fëmijët, viktima të tregtisë me njerëz

05.12.2014 17:42

Tregtia me njerëz vazhdon të jetë e pranishme edhe në shekullin XXI, ndërsa viktima të rregullt janë gratë dhe fëmijët...

Tregtia me njerëz vazhdon të jetë e pranishme edhe në shekullin XXI, ndërsa viktima të rregullt janë gratë dhe fëmijët, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë seksuale, obligim për punë, martesë e obliguar, detyrimi për të kërkuar lëmoshë e kështu me radhë.
 
Kjo u konstatua edhe në konferencën nacionale për luftën kundër tregtisë me njërëz, ku në fokus ishte eksploatimi i punës. 
 
Sipas përfaqësuesve të OJQ-së “Porta e hapur”, identifikimi i viktimave është njëra nga sfidat më të mëdha edhe pse ky është hapi i parë për t’u mbrojtur nga dhuna e mundshme.
 
“Për fat të keq edhe sot edhe pse ka aq shumë konventa dhe strategji dhe masa të marra, ende ka viktima të paidentifikuar dhe për pasojë janë në kontinuitet në eksploatim dhe pamundësi për të arritur tek të drejtat e tyre”- deklaroi Stojna A. Dimishkovska nga OJQ-ja “Porta e hapur”.
 
Por, në Maqedoni, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit janë dorëzuar tre padi penale për tregti me njerëz dhe atë për katër persona, prej të cilëve njëra është grua. Institucionet kanë identifikuar vetëm tetë viktima dhe shumica e tyre nuk janë zbuluar.
 
“Në vitet pas nesh, bëmë një sërë organizimesh dhe ndryshime ligjore, me qëllim të formimit të kapaciteteve njerëzore reale, efikase, institucionale për t’u ballafaquar me këtë lloj të krimit”- tha ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
 
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, deklarojnë se viktimat i zbulojnë dhe u ndihmojnë ekipet mobile nga punëtorët sociale. Ai shton se në qendrën pranuese këtyre personave u mundësohet kurim psikofizik, rehabilitim dhe risocializim, posaçërisht fëmijëve.
 
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të vazhdojë që të punojë me përkushtim në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, për ngritjen e vetëdijes publike tek popullata e përgjithshme dhe organizimin e fushatave për zvogëlimin e lëndime”- u shpreh ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
Përmes fushatës “Ngrije zërin kundër tregtisë me njerëz”, do të ngitet vetëdija publike, para së gjithash tek të rinjtë, për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave nga ky lloj i dhunës, si edhe mbrojtja që të mos bien në këtë rrjet, nga i cilit shumica përfitojnë përmes mundit të të tjerëve.
 
MEFAIL ISMAILI