Zjarret në Koçani, Mickovski: Intervenimi është i vonuar, do të kërkojmë përgjegjësi

03.08.2021 11:14

Lideri i VMRO-PMNE-së, Hristijan Mickovski...

Lideri i VMRO-PMNE-së, Hristijan Mickovski mbrëmë ka vizituar banorët e rajoneve të rrezikuara nga flakët e zjarrit në Koçani, me ç’rast u ka ofruar edhe ndihmën e parë.

Mickovski ka thënë se intervenimet e kompetentëve  per shuarjen e menjëhershme të zjarrit kanë qenë të vonuara, andaj nuk përjashton mundësinë që menjëherë nga dita e sotme të kërkojë dhe përgjegjësi. 

“Intervenimet janë të vonuara, ne përgjegjësi do të kërkojmë menjëherë, megjithatë për momentin jemi këtu për të ndihmuar, nuk dua të komentoj në këtë drejtim”, - ka deklaruar Mickovski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka deklaruar gjithashtu  se kërkon nga kompetentët  që ti vënë në dispozicion të gjitha resurset me të cilat disponon vendi, për t’ju ndalë në ndihmë banorëve të Koçanit.