Zjarret në Koçan dhe Nagoriçan i Poshtëm, ende aktive por nën kontroll

03.08.2021 11:32

Flakë zjarri të mëdha kanë shpërthyer dje në Koçani...

Flakë zjarri të mëdha kanë shpërthyer dje në Koçani, Nagoriçan të Poshtem dhe vendin Kokino. Kompetentet thanë që zjarret janë  nën kontroll, falë intervenimit të shpejtë të ekipeve zjarrfikëse nga Nagoriçani i Vjetër.

Ekipet e njësisë së zjarrfikësve të Nagoriçanit të Vjetër, me mbështetje të zjarrfikësve nga Kumanova, Shkupi, Rankovcki, pjesëtarët e ekonomisë pyjore, pjesëtarët e Armatës të MPB-së,  të ISHSSH-së, gjithë natën e kanë shuar zjarrin në Kokino por ai kishte përfshirë sipërfaqe më të madhe të pyllit.

QPMK-Kumanovë, banorët janë evakuuar

Dje gjatë ditës në shuarjen  ishte përfshirë edhe një helikopter i  Armatës. Paraprakisht ishin evakuuar edhe banorët.

“Banorët e disa shtëpive në Kokino janë evakuuar. Zjarri po shuhet nga ekipet e zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, të Kumanovës, ndërsa kanë ndihmë nga ajri prej një helikopteri ushtarak”, tha Arbnor Tefiku, u.d. drejtor i QPMK-Kumanovë.

Në Kumanovë tërësisht është shuar zjarri në Murgash dhe Pezovë. Për momentin ka zjarr në anën tjetër të kodrës i cili është zgjeruar në fshatin Belakovcë ku digjet pylli, dërguam ekip edhe në atë rajon”, deklaroi komandanti i NJTZ-së Kumanovë, Dejan Ilievski.

Filipçe: 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga thithja e tymit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se në zjarret nuk ka persona të lënduar në kuptim të djegieve ose lëndimeve të rënda, por ka rreth dhjetë pacientë që janë lajmëruar në spitalin e Koçanit ku janë pranuar për shkak se kanë thithur tym.

“Katër pacientë janë lëshuar në shtëpi, ndërsa pesë janë mbajtur në spital dhe pranojnë terapi me oksigjen. Për disa orë do të dërgohen në trajtim shtëpiak. Ne e kemi mobilizuar gjithë sistemin shëndetësor në të gjitha shtëpitë shëndetësore dhe spitale në rrethinë. Me faktin se është kohë e pushimeve verore, me telefon i kemi kontaktuar edhe mjekët dhe motrat medicinale dhe të gjithë janë në ‘stenda baj’ dhe në Koçani dhe në Shtëpinë e shëndetit në Shtip. Shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për intervenim”, - ka thënë Filipçe.

Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.

Presidenti paraprakisht njoftoi se nuk mund të intervenohet me helikopterët gjatë natës për shuarjen e zjarreve, dhe palajmëroi aksione intensive mëngjesin e sotëm.