Shtrenjtohen derivatet e naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,36 % në raport me vendimin e datës 26.07.2021.
Kësisoj çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,101 denarë/kg dhe tani do të jetë 37,981 den/kg.
Nga mesnata do të hasni me këto çmime:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,981 (denarë/kilogram).
