Maqedoni
Lokalizohet zjarri në Koçan, qytetarët të tmeruar pas zjarrit masiv
03.08.2021 14:21
Zjarri në Koçan që mbrëmjen e së hënës kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të banuara të qytetit...

Zjarri në Koçan që mbrëmjen e së hënës kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të banuara të qytetit, është lokalizuar. Zjarri u ishte ofruar shtëpive me çrast janë djegur dy kulme shtëpish, një stallë dhe disa automjete. Qytetarët rrëfejenë se kanë përjetuar tmerrin.
“Gjatë ditës së djeshme situate ishte shumë e keqe, u përfishijë gjithçka nga ai zjarr. Qytetarët por edhe insiticiont ndihuam mjaftueshëm. Mund të them se gjatë ditës së djeshme këtu në çdo meter kishte nga një qytetarë që ndihmonte me kova uji për të ndihmuar për shuarjen e zjarrit”...
“Këtu jetonë vajza dhe dhëndri im që jetojnë në zvicër. Pasi morëm infomacion erdhëm këtu veçmë puna ishte e kryer, zjarfikësit ishin këtu, ishte thujase i shuar zjarri. Këtu para kësaj çfarë shihni ishte e gjitha në zjarr, zjarifkësit ishin në kohë por ishte e kotë, nuk mund të bënin asgjë”...
“Falenderim më I madh ndaj qytetarëve, zjarfikësve që ndihmuan. Fatmirsisht jemi gjallë, pamja ishte e tmershme.”, thanë qytetarët
Nga Brigada e zjarrëfikësve në Koçan thonë se pas lokalizimit të zjarrit po punojnë në shuarjen e plotët ë tij.
"Gjendja është lokalizuar, edhe pse kemi më shum njerëz në teren të cilët po pujojnë ta lukujdojnë plotësisht zjarrin që të mos riaktivizohet, apo të përfshijë ndonjë pjesë tjetër.", thonë nga Brigada e Zjarrëfikësve në Koçani.
Iliev: Arritëm të ndalojmë përhapjen e zjarrit në shtëpi
Në teren tashmë kanë dale ekipet vlerësuese që do të bëjhnë vlersimin e dëmeve materilae, njoftoi kreu i komunës së Koçanit, Ilijev.
“Arritëm në shumë loakcione të ndalojmë përphapjen e zjarrit që u afronte shtëpive. Ekipet tona vlerësuese sot janë në terren ku vlerësojnë dëmet, në këtë pjesë kishte një stallë por fatmirsisht poranri I ka larguar, pos 60 pulave që raportohet të jenë përfshirë nga zjarri. Kam caktuar edhe mbeledhje të këshillit të komunës me qëllimin e vetëm që të rrisim shumën e rezerave me qëllimin e vetëm që këto dëme ti kompenzojmë për qytetatrët tanë.”, tha Nikollço Ilijev, kryetar i komuës së Koçanit.
Zaev: 13 zjarre aktive, kërkon ndihmë nga NATO
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në vend aktualisht ka 13 vatra aktive të zjarrit, shumica të lokalizuara. Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të Armatës, ndërkaq pritet që katër helikopter të vijnë si ndihmë nga Serbia.
“Mëngjesin e sotëm dy helikopterë po marrin pjesë intenzivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO -s në rajon të cilët janë zgjuar dhe gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren. Aktualisht, 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, shkruan Zaev në facebook.
Angellov: Nuk ka nevojë për gjendje krize
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov thot se gjithçka çfarë ka pasur në dispozicion e ka vënë në zbatim. Ai njëherit bëri të ditur se është vlerësuar se për momentin nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës.
“Pas një debati të gjatë dhe pas shqyrtimit të gjendjes aktuale me zjarret, njëzëri vendosëm se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës, por do të jemi në kryesim të vazhdueshëm dhe nëse puna shkon drejt të keqes, në shpejtësi do të mbajmë seancë në të cilën do të kërkojmë që shpallet gjendje e krizës në një pjesë të territorit të shtetit, aty ku është kapluar nga zjarri. E para – për shkak se presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme ka dhënë urdhër për përdorim të Armatës. Njëashtu, janë hapur edhe kanalet për ndihmë ndërkombëtare.”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Nga qedndra për menaxhim me kriza thanbë se në gjithë territorin ku ka zjarr akoma gjenden ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizim, pjesëtarët e Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim për të parandaluar rrezikun e përphjes së zjarreve.
ZEKIRJA MEXHITI
