Vaksinimi anti kovid, rrëmujë në punktet “Bukuresht” e “Jane Sandanski”

03.08.2021 14:44

Rradhë të gjata qytetarësh shihen të presin për tu vaksinuar para punkteve të vaksinimit “Bukuresht” dhe “Jane Sandanski”....

Rradhë të gjata qytetarësh shihen të presin për tu vaksinuar para punkteve të vaksinimit “Bukuresht” dhe “Jane Sandanski”. Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra për tu vaksinuar, pas mbylljes së sallës “Boris Trajkovski” që shërbente si punkt vaksinimi.

“’Boris Trajkovski’ që u mbyll, prandaj po bëhet rrëmujë”. 

 “Nuk punon punkti ‘Boris Trajkovski’ prandaj këtu është bërë rrëmujë. Kam caktuar termin dhe po pres, por ka edhe të atillë që hyjnë pa rradhë” – thanë disa qytetarë të intervistuar nga TVM2.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë deri më 1 gusht në vend janë vaksinuar mbi 50% e personave mbi 50 vjeç, derisa 31% e popullsisë mbi 18 vjeç ka marr një vaksinë kundër Covid 19.

Puntorët shëndetësorë bëjnë të ditur se rrëmuja krijohet në orët e paradites, pasi qytetarët dëshirojnë të shmangin temperaturat e larta.

“Qytetarët vijnë pa paralajmërim, por megjithate ia dalim. Vaksina ka mjaftueshëm. Kemi vaksinim të lirë, nuk mund ta planifikojmë si më parë kur vaksinimi bëhej me termine” – tha një mjek.

Varianti delta ditëve të fundit ka ndikuar në rritjen e rasteve pozitive me Covid 19 në vend, prandaj autoritetet shëndetësore apelojnë te qytetarët që sa më parë të vaksinohen. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)