Maqedoni
Libri "Adresat e reja të një kujtese", Shkupi tani e tutje frymon shqip
03.08.2021 15:01
Adresat e reja të një kujtese është titulluar libri i autorit Skender Asani i botuar nga ITKSH...

Adresat e reja të një kujtese është titulluar libri i autorit Skender Asani i botuar nga ITKSH në kuadër të aktivieteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ky libër është akti i parë gjatë historisë që nga antikiteti e deri tani kur Shkupi do të frymon shqip dhe rrugëve të qytetit do të kemi shenja identifikuese shqiptare.
"Kjo ka domethënie të jashtëzakonshme historike dhe ne jemi të kënaqur me këtë të arritur, sepse kjo i përket masave e gëra popullore dhe do të jetë yvertyrë për ndryshimin e mendësisë edhe te maqedonasit por edhe te shqiptarët, për një koncept të ri të orientimit të shtetit të Maqedonisë.", tha Skender Asani, Drejrtor i ITKSH–së.
Rruga e Kaçanikut përveçëse do të emërtohet Hasan Prishtina do të bëhet bulevard që nga qarkorja deri te Kazerma e Shkupit bëri të ditur Zv Kryeministri i Parë Artan Grubi, ndërsa familjarët e Hasan Prishtinës janë mirnjohës për këtë të arritur.
"U ndanë mejete nga buxheti I shtetit me rebalansin për ta ndërtuar atë rrugë dhe kjo është një ndër lajmet më të mira me të cilat po e shënojmë 20 vjetorin e mo së, bashkë edhe ma lajmin tjetër për miratimin e ligjit për gjetjen e partenerit strategjik për ndërtimin e korridorit 8, sepse me këtë ligj po mundësohet negocimi me partnerin strategjik amerikan Bektelenka, për ndërtimin e autostradës që nga kufiri i Kosovës në Bllacë deri te kufiri me shqipëronë në Qaf Thanë.", tha Artan Grubi, Zvkryeministër i Parë.
"Famenderoj për iniciativën dhe punën e institutit dhe njëkohësisht edhe angazhimin e ZvKryeministrit të pare dhe I them nga zemra falemnderit për gjithçka që keni bërë jo vetëm për emrërtimin e rrugës kryesore të Kososvës si e quajmë ne Hasan Prishtina por edhe riemërimin e histories sonë që po implemetohet në RMV.", tha Mehmet Prishtina, familjar i Hasan Prishtinës.
Edhe studjuesi Dejvid Hosafluk thekson se kjo iniciativë ka rëndëdis të veçantë për promovimin e trashëgëmisë së shqiptarëve dhe kontributi i Parashqevi Qiriazit nuk duhet harruarr.
"Në Paris në vitit 1919 kur mbijetesa e shqiptarëve ishte në fije të perit ajo luftoi si delegate në konferencën e paqews kur grekët përaftyronin shqiptarët si të prapambetur një deleget iu përgjigj të prapambetur, por cili nga ne mund të krenohemi me një delegate femër aq të zojë. Ditari i saj u botua nga itksh tregon se sa ka luftuar për popullin esaj.", tha Dejvid Hosaflook, studjues amerikan.
Regjistri me emra rrugësh, sheshesh dhe bulevaresh mban 150 emra të shqiptarëve të shquar nga të gjitha sferat shoqërore.
FLUTURA LATIFI
