Filipçe: Në Koçani nuk kishte të lënduar rëndë
Nga zjarri në Koçan nuk kishte persona të lënduar rëndë....

Nga zjarri në Koçan nuk kishte persona të lënduar rëndë, ndërsa dhjetra persona që kanë kërkuar ndihmë mjeksore janë në gjendje të mirë shëdnetësore dhe janë lëshuar në shtëpi, bën të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me kryemisnitrin Zoran Zaev ishin në Koçan.
“Nuk ka persona të lënduar në kuptimin e lëndimeve të rënda dhe djegjeve. Ka dhjetra persona që janë paraqitur në spitalin në Koçan, të cilët janë pranuar pasi kanë thithur tym. E kemi mobilizuar sistemin shëndetësorë në të gjtitha isntitucionet shëndetësore dhe spitale në rrethinë duke e pasur parasysh se është kohë e pushimeve verore” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Zaev: Do të kompensohen dëmet
Kryeministri Zoran Zaev ka siguruar se dëmi material nga zjarret do të kompensohet.
“Të mirat matriale jo vetëm komuna por edhe qeveria do ti gjejnë të gjitha mënyrat që të kompensohet, pa marrë parasysh nëse janë kulme shtëpishë, bagëti, apo vlera tjera materiale. Me rëndësi të dihet se solidariteti në vend funksionon dhe tërë sistemi i vendosur nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim me njësitet e zjarrfikësve dhe shtabet komunale funksionojnë” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Mickovski: Autoritetet intervenuan me vonesë
Në Koçan ishte edhe lideri i opozitës Hristian Mickovski, i cili ishte kritik ndaj pushtetit, për siç tha, mos intervenimin në kohë.
“E vetmja që i lus kompetentët është menjëherë ti drejtojnë të gjitha forcat në dispozicion që tu ndihmojnë banorëve të Koçanit” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Alternativa: Të dorëhiqen Angellov dhe Maksuti
Kritika edhe nga opozita shqiptare. Partia AlternAtivA vlerëson se është më shumë se skandaloze, se qysh arriti në mbrëmje të mos lokalizohet zjarri në Koçani dhe kështu të rrezikohet, madje edhe jeta e qytetarëve.
Që skandali të jetë edhe më i madh flet fakti se përderisa dje disa vende dhe qytete ishin në rrezik të madh nga djegia e tërësishme, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov, e festonte Ilindenin me këngëtarë të estradës, ndërsa për Koçanin që digjej as që i bëhej vonë. Kësaj në shqipen tonë i thonë “Fshati digjej, plaka krihej”, thonë nga Alternativa.
Ndërsa, nga ana tjetër, edhe më skandaloze është deklarata e Bekim Maksutit, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, se avionët e shpëtimit janë jashtë përdorimit për arsye se servisimi kushton shumë, prandaj nga AlternAtivA kërkojnë nga Angellovi dhe Maksuti dorëheqje si akt moral. (Gyltene Sinani, TVM2)
