Maqedoni

Temperaturat dhe shëndeti, Mehmedi: Spitalet e mbushura me fëmijë shkaku i dehidrimit

03.08.2021 16:20

Temperaturat e larta dhe ndryshimet drastike të motit, ndikojnë nëgativisht në shëndetit e njeriut...

Temperaturat e larta dhe ndryshimet drastike të motit, ndikojnë nëgativisht në shëndetit e njeriut, por foshnjat dhe fëmijët janë më të rrezikuar për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve. Qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e paktë, masa e trupit është e vogël, po ashtu edhe vëllimi i gjakut. Me këtë rast fëmijët gjatë kësaj kohe dehidrojnë dhe spitali pediatrisë është i stërbushur me fëmijë, njofton Rexhep Memedi, pediatër.
 
"Grupmosha më e rrezikuar janë fëmijët, ata të moshës shkollore, parashkollore sidomos foshnjat. Për arsye se ato e kanë më të vështirë të ambientohen në kushtet e ndryshimeve ekstreme të temperaturave të jashtme. Prandaj në këtë periudhe rekomandohet që tu jepen më tëpër lengje të konsumojnë fëmijët, mesatarisht në një litër deri ne një e gjysëm sidomos uj të pastër. Të veshen me veshje më të lehta, të evitohet ekspozimi në diell sepse ta ata më shpejt lëkura pëson djegië dhe dëmtim i syve. Rekomandohet që fëmijët mos lihen të vëtëm në vëturë sepse egziston rreziku që shumë shpejt të dehidrojnë dhe të kenë pasoja edhe me fatale.", tha Rexhep Memedi, pediatër.
 
Nuk është vetëm dehidrimi te fëmijët problem shëndetësorë që paraqitet gjatë temperaturave të larta por edhe diarreja ose problemet gastrointensinale.
 
"Në këtë periudhë janë shumë të shpeshta infeksionet gastointensinale, infeksione të sistemit të tretjes qoftë ato infeksione virusale apo bakteriale që manifestohen me vjellje, diare etj.që përsëri kanë si pasojë dehidrimin dhe crregullime të ndryshme në shumë sisteme të organizmit tonë. Ajo që është më e rëndësishme është rehidrimi oral, kosumimi I elektroliteve dhe në rast që fëmija vazhdimisht vjell dhëe nuk mund të konsumojë, duhet të shkojmë te mjeku në spital që të bëhët rehidrimi parainteral në mënyrë që të parandalohet dehidrimi dhe dëmtimi I sistemeve të organizmit si pasoj e mungesës së lengjeve.", tha Memedi.
 
Memedi thpotë që duhet kontrolluar vazhdimisht tepereatura trupore të fëmijët, e cila në këto rrethana, në çdo moment mund të rritet dhe me kontrollim mund të evitohen problemet me kohë.
 
FARIJE DAUTI BAKIU