Maqedoni
Brigada e zjarrëfikësve në Shkup: Me sukses po përballemi me zjarret
03.08.2021 16:48
Edhe pse me numër më të vogël të të punësuarve për shkak të sezonit të pushimeve...

Edhe pse me numër më të vogël të të punësuarve për shkak të sezonit të pushimeve, përsëri me sukses jemi përballur me zjarret, thonë nga brigada zjarrfikëse e Shkupit. Nga atje shtojnë se funksionojnë në një situatë komplekse, por kanë arritur që të sigurojnë ndihmë për në Koçan, ku janë dërguar katër automjete dhe dy në Nagoriçanin e Vjetër.
“E gjithë kjo është në saje të sakrificës së kolegëve. Kemi koleg të cilët janë veçmë 24 orë në punë. Janë të lodhur, në këto zjarre pyjore ku tereni është i pavolitshëm. Patjetër duhet të shkojnë në këmbë, të mbajnë me vete mjete për shuarjen e zjarrit, ashtu që është shumë e vështirë që të intervenohet në kushte të tilla. Por, përsëri do të them, falenderim deri te kolegët të cilët duan ta kryejnë punën e tyre dhe tu dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë.”, tha Zvonko Tomovski nga brigada zjarrfikëse e qytetit të Shkupit.
Nga brigada e zjarrfikësve ankohen për kushte të pavolitshme të punës. Automjtetet dhe pajisjet zjarrfikëse janë të vjetruara, kurse edhe numri i të punësuarve është i vogël. Kjo vërehet sidomos në sezonin veror, kur të gjithë shfrytëzojnë pushimet vjetore.
“Na nevojiet të rritet numri i të punësuarve nga këto që i kemi në ktëë moment, ajo është diku 180 zjarrfikës, kurse pas stabilizimit të situatës 394. Ashtu që kemi nevojë për punësime të reja. Sa i përket automjeteve, kemi nevojë për automjete të reja, sidomos të auto-cisternave, pasi mosha mesatare e atyre automjeteve është rreth 28 vite dhe nuk kemi benefit nga ato automjete.”, Tomovski.
Tomovski me apel për qytetarët që me vëmendje të lëvizin nëpër pyje, të mos ndizen zjarre në të hapur dhe të kihet kujdes me mbeturinat e cigareve. Apel edhe deri te bujqit, të mos ndizen tokat që janë korru për shkak se ajo paraqet problem shtesë.
ERSAN PAJAZITI
