Maqedoni
Plenumi i mësimdhënësve, kërkesë për rritje pagash, ose kërcnon me bojkot
03.08.2021 17:33
Plenumi i mësimdhënësve, përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe Sindikatave...

Plenumi i mësimdhënësve, përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe Sindikatave kërkon rritjen e pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Nëse nuk plotësohet ky kusht plenumi i mësimdhënësve planifikon bojkot të mësimit nga fillimi i vitit të ri shkollor.
“Ne i referohemi kësaj kërkese si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të përdorura në jetën e përditshme, si dhe rritjes së pagës mesatare, e cila është shumë më e lartë se pagat e punonjësve të arsimit. Përndryshe, ne, mësuesit nga Plenumi i mësimdhënësve, do të detyrohemi të organizohemi dhe të shfaqim pakënaqësi publike”, thekson Plenumi në kërkesën drejtuar minsitres së arsimit.
MASH: Rritja graduale e pagave pret votimin në kuvend
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përgjigje se në propozim ndryshimet e ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpuntorë profesional parashikohet rritja graduale e pagave, por kjo çështje tani është në duart e Kuvendit.
“Më shumë se tre muaj deputetët nuk i votojnë propozim ndryshimiet ligjore që u ofrojnë mësuesve dhe bashkëpuntorëve profesional rritje të vazhdueshme të pagave dhe status më të mirë. Ky propozimligj, i cili është bllokuar nga deputetët e opozitës, përmban një klauzolë e cila mbron ligjërisht devalvimin i pagës së mësimdhënësit, gjegjësisht për herë të parë paga e kuadrit arsimor po harmonizohet me pagën minimale. Me rritjen e pagës minale rriten edhe pagat e mësimdhënësve”, thuhen në komunikatën e MASh-it.
Zgjidhja ligjore e MASh-it që mes tjerësh duhet të mundësojë zhvillim profesional të të punonjësëve në arsim dhe të sigurojë paga të plota të arsimtareve edhe nëse ata nuk e kanë fondin e plotë të orëve brenda javës.
REXHEP QAMILI
