Maqedoni

Zjarr në afërsi të venkalimit Bogorodicë, në flakë edhe një pjesë e karakollit të armatës

03.08.2021 18:13

Derisa zjarrëfikësit po merren me shuarjen e zjarrit në Koçan rreth orës një ka shpërthyer një zjarr...

Derisa zjarrëfikësit po merren me shuarjen e zjarrit në Koçan rreth orës një ka shpërthyer një zjarr i ri në në rajonin nga vendi i quajtur Milci dhe vendkalimit kufitarë Bogorodicë.

Zjarri e ka kapluar edhe një pjesë të karakollit të armatës ndërsa janë dëgjuar edhe krisma në afërsi. Era e fuqishme po I kontribon përhapjes së zjarrit, duke iu afruar një kazinoje dhe pompës së benzinës. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipe të zjarrëfikësve nga Negotina, Kavadari, dhe Demirkapija. Kryetari I Gjevgjelisë Sashko Pockov ka kërkuar ndihmën e institucioneve vendore, por edhe nga Greqia fqinje.