Botë

Kovid 19, shqetësues rritja e të infektuarve në botë

03.08.2021 18:30

Izraeli regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në pesë muajt e fundit.

Izraeli regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në pesë muajt e fundit. Gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 3.818,15 persona humbën jetën dhe 221 pacientë janë në gjendje të rëndë. Zgjerimi i pandemisë është shqetësues ndërsa 90 për qind e rasteve janë shkaktuar nga varianti Delta, njoftojnë autoritetet.

Edhe në Gjermani shifrat janë shqetësuese, gjatë 24 orëve janë regjistruar 19 viktima,1766 raste të reja të cilat numrin e përgjithshëm e çojnë në 3 milion e 773, 875 të prekur. Pas situatës shqetësuese autoritet gjermane kanë vendosur nga muaji shtator, të ofrojnë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 dhe se imunizimi do të vijojë me vaksinat ARN të Pfizer dhe Moderna, pavarësisht se çfarë vaksina janë përdorur më parë.

Kreu i ekzekutivit të BE-së theksoi nevojën për të vazhduar “të mbetemi vigjilentë, për shëndetin tonë dhe për mbrojtjen e të tjerëve”. Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se 60 për qind e të gjithë të rriturve në BE tashma janë plotësisht të vaksinuar ndërsa kujton se vaksinimi është “arma e vetme” përballë valës së katërt të COVID-19. Derisa në qytetin kinez Wuhan ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, pasi janë konfirmuar mbrëmë tri raste të reja, autoritetet kanë vendosur të testojnë 11 milion banorë. Në anën tjetër, varianti Delta i coronavirusit është shfaqur në pjesën lindore të Kinës, duke rritur edhe më shumë frikën se mund të vije deri te një eskalim i situatës. Nga OBSH nënvizojnë se varianti Delta-deri më tani “i zbuluar në të paktën 132 vende” ka rritur numrin e rasteve me  Covid-19 globalisht me 80 përqind brenda katër javëve të fundit.