Botë

Kosovë, 110 të infketuar një i vdekur dy të shëruar

03.08.2021 18:45

Në Kosovë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infketuar nga Kovid 19.....

Në Kosovë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i personave të infketuar nga Kovid 19.
 
Në raportin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për 110 të infketuar nga 3,667 të testuar. Poashtu është shënuar një I vdekur dhe 2 qytetarë të shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë arrinë në 689 të infketuar. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 17 mijë e 322 persona. Gjithsejt janë dhënë 445 mijë e 650 vaksina, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 155 mijë e 907 qytetarë të Kosovës.