Botë

Serbi, Vuçiq padit vehten

03.08.2021 19:03

I akuzuar për bashkëpunim me një peron të krimit të organizuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur të padis vehten.

I akuzuar për bashkëpunim me një peron të krimit të organizuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur të padis vehten.

Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka bërë të ditur se në Prokurorinë Publike janë dorëzuar kallëzime penale ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vullin. Partia Përparimtare Serbe udhëhiqët nga presidenti, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ai më herët kishte paralajmëruar se do të paraqesë një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se ka bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.
 
Vuçeviq, kolegu i partisë së Vuçiqit, tha se kallëzimi penal përmban akuzat "të publikuara pjesërisht në media, dhe pjesërisht nga përfaqësuesit e ish-regjimit", të cilat ndërlidhin presidentin e Serbisë dhe ministrin Vullin me grupin e Veljko Bellivukut. Prokuroria akuzon grupin e Bellivukut për krimet më të rënda - ndër të tjera, vrasje dhe trafik droge. Presidenti Vuçiq deklaroi se është i gatshëm për t’u marrë një pyetje në lidhje me këtë rast edhe përmes poligrafit.