Botë
NATO dënon sulmin ndaj cisternës izraelite
03.08.2021 19:22
NATO ka dënuar sulmin ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit....

NATO ka dënuar sulmin ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit.
NATO-ja i bëri thirrje Iranit të respektojë rregullat ndërkombëtare të transportit. Edhe Bashkimi Evropian dënoi sulmin duke e quajtur si "të papranueshëm". Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli thonë se Irani e kreu sulmin ndaj cisternës MV Mercer Street, duke vrarë një roje britanike të sigurisë dhe një anëtar të ekuipazhit me përkatësi rumune. Irani ka mohuar përfshirjen në incident. Presidenti i ri Iranian, Ebrahim Raisi, ka paralajmëruar se do t'i përgjigjet çdo veprimi “nga armiqtë perëndimorë”. Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar se do të ndërmarrin një "përgjigje kolektive" ndaj incidentit.
