Maqedoni

Gjevgjeli, zjarr në afërsi të venkalimit Bogorodicë

03.08.2021 20:25

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin afër vendkalimit kufitarë Bogorodicë...

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin afër vendkalimit kufitarë Bogorodicë, i cili pas disa orësh është shuar tërsisht. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe kryetari I komunës së Gjevgjelisë bën të ditur se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë njësitë e zjarrfikësve në këtë komunë dhe komunat për rreth por edhe pjestarët e armatës të cilët kanë arritur ta shpëtojnë karakollin e armatës që rrezikonte të digjej, ndërsa është djegur një automjet. Dy ushtarë kanë kërkuar ndihmë mjeksore për shkak të tymit. 
 
"Vetëm për disa orë zjarri fillimisht u lokalizua e më pas u vendos në kontrollë dhe u shua plotësisht. Goditjen përfundimtare zjarrit ia dha helikopteri I cili u dërgua nga Shkupi me kërkesë të kryetarit të komunës. Menjëherë pasi përfundoi punën këtu helikopteri u nis drejtë Koçanit pasi erdhi deri te përhapja e sërishme e zjarrit të një dite më parë. Nuk kemi viktima dhe të lënduar me përjashtim të dy ushtarëve që kanë thither tym por nuk kanë pasoja serioze.", tha Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
 
"Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14, por ofanzivë mori rreth pas orës 16, kur kishte rrezik të arrinte te hoteli Flamingo, këtu është edhe pompa e benzinës dhe në një periudhë doli në anën tjetër të rrugës, që shkaktoi ndërprerje të udhëtimit drejt Greqisë fqinje. Por gjithçka u lokalizua dhe gjithçka është nën kontrollë.", tha Sasho Pockov, kryetra i Gjevgjelisë.
 
Për shkak të zjarrit është mbyllur për qarkullim vendkalimi kufitarë, Bogorodicë dhe të gjith udhëtarët drejtë Greqisë janë orjentuar nëpërmjet vendkalimit kufitar në Dojran.  
 
NAIM SINANI