Vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës
04.08.2021 10:37
Në rajonin e Komunës Nagoriçan i Vjetër....

Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë.
“Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll”, informoi Ilievski.
Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështirë për qasje nga toka dhe pritet ndërhyrja e helikopterëve. Mbrëmë ka pasur zjarre në Pukovsko, pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe Opae.
Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në “Kokinski doll”, në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht.
