SHBA dërgon 110 mln doza shtesë në 60 vende, Biden: Të vaksinojmë Amerikën dhe botën

04.08.2021 12:27

Presidenti amerikan, Joe Biden....

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje dje për të vaksinuar Amerikën dhe për të ndihmuar në vaksinimin e botës kundër Covid-19.

“Vaksinimi i Amerikës dhe ndihma për të vaksinuar botën është mënyra se si do të fitojmë ndaj pandemisë”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan më pas përshëndeti vendimin e SHBA-së për dërgimin e 110 milionë dozave shtesë të vaksinës në më shumë se 60 vende, shumica prej tyre përmes iniciativës ndërkombëtare të Covax, një donacion më i madh se të gjitha vendet e tjera së bashku, sipas Shtëpisë së Bardhë.