Zjarret po djegin hektarë me pisha në Lezhë e Shkodër
Emergjencat civile kanë bërë bilancin e situatës me zjarret...

Emergjencat civile kanë bërë bilancin e situatës me zjarret në dy qarqet veriore të Shqipërisë, në Shkodër dhe Lezhë.
Në Shkodër vijon që të mbetet aktive vatra e zjarrit në zonën e Fushë Arrëzit, ku deri më tani janë djegur rreth 1.2 hektarë me pisha dhe shkurre, ndërkohë që është izoluar përkohësisht zjarri në zonën e Cukalit në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Në Lezhë është aktive vatra e zjarrit në Kodër Thirre, ku deri më tani janë përshkruar rreth 2.5 hektarë me pyje.
Në Pukë dhe Fushë Arrëz është djegur nga zjarri rreth 1.2 ha pyll pishe dhe shkurre.
Vatra e zjarrit ne Cukal te Bashkise Vau i Dejës është izoluar dhe ka vetem disa minivatra të vogla të cilat janë kontrolluar nga strukturat gjatë natës. Vatrat e zjarrit ne Culaj dhe Aliaj, janë shuar plotësisht.
