Përplasen 2 trena në Çeki, 3 të vdekur, 5 në gjendje të rëndë

04.08.2021 12:58

Tre persona humbën jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të lënduar....

Tre persona humbën jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore. Mes viktimave janë drejtuesit e të dy trenave dhe një pasagjer.
 
Në këtë aksident të rëndë mbetën të lënduar edhe 31 persona, jeta e të cilëve nuk është në rrezik. Disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale.
 
Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasjen fatale të dy trenave në 8 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në Milavace, pranë kufirit me Gjermaninë. Autoritetet thonë se treni ekspres që udhëtonte nga Mynihu i Gjermanisë për në Pragë kaloi pa respektuar zinjalin “stop",  dhe u përplas me një tren lokal udhëtarësh.