Eliminohen të gjitha vatrat e zjarrit në Gjirokastër

04.08.2021 13:36

Flakët në Gjirokastër janë vënë në kontroll....

Flakët në Gjirokastër janë vënë në kontroll në të gjitha vatrat që ishin aktive në këtë qark.  Gjatë gjithë natës Forcat e Armatosura kanë qenë të angazhuara dhe kanë arritur që të eliminojnë vatrat.

Në Gjirokastër një ditë më parë u shënuar dhe viktima e parë nga zjarret, pasi në fshatin Asim Zenel flakët arritën deri tek shtëpitë.