Vazhdon lufta me stuhinë e zjarrtë, zjarre aktive në gjithë territorin, situata serioze

04.08.2021 13:43

Gjendja me zjaret aktive në vend vazhdon të mbetet serioze....

Gjendja me zjaret aktive në vend vazhdon të mbetet serioze. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza,  njoftojnë se zjarre aktive ka në gjithë territorin e shtetit, ndërsa gjendja është më serioze është në Vallandovë, në lokalitetin Pogana. Zjarri po përhapet në drejtime të ndryshme, sepse era në një vend fryn në një drejtim, ndërsa vetëm 500 metra më larg, fryn në një drejtim tjetër. Në aksion për shuarjen e zjarit janë angazhuar zjarfikës dhe mekanizim nga Brigada e zjarfiksëve Vallandovë, Negotinë, Gjevgjeli dhe nga brigada e zjarifkësve Bogdanci. Është dakorduar që në këtë vatër aktive të asistojë edhe një helikopter nga Armata.
 
Në Komunën e Rankovc, rreth fshatit Drenak zjarri është vënë tashmë nën kontroll. Në intervenim për shuarjen e zjarit kanë marrë pjesë tre helikopterë nga Serbia, së bashku me një helicopter nga Armata e Maqedonisë. Nga  e marta,  kur zona u përfshi nga zjari,  janë djegur 14 shtëpi dhe 1 shkollë.
 
Zjarri në zonën e fshatit Konjuh në Kumanovë, i cili filloi të martën rreth orës 12:00, është ende aktiv në terrene të paarritshme për automjetet. 7 zjarrfikës nga  njësia kundër zjarrit Kratovë, 8 punonjës nga Pyjet e Maqedonisë po punojnë në shuarjen e zjarrit. Zjarri është larg territorit të banueshëm.
 
Zjarr aktiv ka edhe në Prilep, në terren po veprojnë 10 zjarrfikës dhe 2 makina nga njësia kundër zjarrit . Në këtë lokalitet nuk është kërkuar nevoja për shuarje me helikopter.
 
Zjarri në Koçan që është aktiv tashmë ditën e tretë me radhë është nën kontroll. 
 
Zjarri pyjor në fazën fillestare është raportuar edhe në zonën e fshatit Alincë drejt fshatit Breshko ku veçmë janë dërguar ekipet e zjarfikësve.
 
Në rajonin e Shkupit zjarri që filloi rreth orës 19:20 të datës 02.08.2021 mbi Banjën e Katllanovës, në fshatrat Gradmanci dhe Konjar është ende aktiv, por nuk ka rrezik për rrezikimin e jetës së popullatës. Në terren po veprojnë ekipe të zjarifkësve që koordinohen nga pushteti lokal Petrovac dhe bgirgada e zjarifkësve Shkup.
 
Në rajoni e Tetovës është raportuar se po digjet deponia në fshatin Nerashtë komuna e Tearcës, e cila gjendet përgjatë rrugës që të çon në fshatin Radushë. Në këtë lokalitet janë dërguar 1 automjet dhe 3 zjarrfikës.
 
Situata e zjarreve ndryshon në çdo moment njoftojnë nga QMK. Në gjithë territorin sipas nevojës janë kyçur katër helikopterë nga Serbia, por meqenëse shuajnë në territor të huaj, gjithnjë shoqërohen nga një helikopter i Armatës së Maqedonisë së Veriut.
 
ZEKIRJA MEXHITI