Franca, maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura
04.08.2021 14:13
Franca po rikthen mbajtjen e maskës...

Franca po rikthen mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të hapura sidomos në zonat turistike , pas rritjes së infektimeve me variantin Delta.
Vala e katërt e pandemisë ka bërë që të shtohet dhe numri i pacientëve në qendrat e terapisë intensive në 10 ditët e fundit.
Franca do të zgjerojë dhe përdorimin e pasaportës së imunitetit në të gjitha eventet publike edhe në ambient të hapur.
GYLTENE SINANI
