Covid 19, 164 të infektuar, 3 të vdekur, 770 raste aktive

04.08.2021 14:06

Në vend numri i të infektuarve ditëve të fundit ka shënuar rritje....

Në vend numri i të infektuarve  ditëve të fundit ka shënuar rritje Shqetësuese. Brenda 24 orëve të fundit, nga 5.276 teste të kryera janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 60 vetëm në Tetovë, 34 në Shkup, 21 në Gostivar. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 18 pacientë. 

Si pasojë e infektimit, brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë tre pacientë, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi. Aktualisht në vend ka 770 raste aktive. 
 
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12,939 qytetarë, prej të cilëve dozën e parë e kanë marrë 3,909 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në vend deri të martën në mbrëmje ka shkuar në  519,106 persona. Gjithsej në vend janë aplikuar 920,442 doza vaksinash, dhe 401,336 qytetarë janë rivaksinuar.  
 
Autoritetet shëndetësore përkujtojnë se qytetarët  mund të vaksinohen pa termin  në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin dhe procesi i vaksinimit në terren me rotacionin e ekipeve mjekësore në vendbanimet rurale po ecën pa probleme. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për vetëm për të caktuar termine për vaksinimin e fëmijëve. Megjithatë, pamjet tregojnë se vaksinimi pa një termin të caktuar, po shkakton rrëmuja para qendrave. Kështu ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në poliklinikën Bukuresht në Shkup, ku u vërejt se nuk kishte asnjë distancim social të atyre që prisnin për vaksinim. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)