VMRO-DPMNE: Ka 1 mln denarë për celularë, por jo për kanaderët
VMRO DPMNE akuzon kreun e Qendrës për Menaxhim me Kriza....

VMRO DPMNE akuzon kreun e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojance Angellov, se ka ndryshuar më 24 shkurt planin vjetor të prokurimit publik duke rritur në 1 milion denarë kostot për telefoninë celulare, ndërkohë që ankohet se nuk ka para për të riparuar kanaderët të cilët qëndrojnë në tokë teksa shumë rajone përballen me zjarret
“Ka dalë një dokument i nënshkruar nga Stojançe Angellov, përgjegjës i drejtpërdrejtë për kolapsin e sitemit në përballjen me zjarret, sipas të cilit ka ndryshim në planin vjetor të prokurimeve publike për vitin 2021 të QMK-së, duke ndryshuar kostot në mbi një milion denarë për telefoninë celulare. Data e këtij dokumenti është 24 shkurti i këtij viti, për shërbimet e telefonisë mobile, kërkohen 1,016,949 denarë me nënshkrimin e Stojance Angellovit. Vetëm këtë vit ndryshime të tilla janë bërë në vlerë prej mbi 13 milionë denarësh. Mbi 210,000 euro është ndryshimi i listës së kostove të QMK-së, të nënshkruara nga Stojance Angellov. Kjo është gjysma e shumës që nevoitet për t'i riparuar kanaderët. Për më tepër, kanaderët, kaq të domosdoshëm nevojshëm për të shuar zjarret e verës në pyje, nuk janë servisuar tashmë disa vite” – tha Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
