ISHMJ shton kontrollet e jashtëzakonshme, konstatohen 363 shkelje ligjore naj ambientit
30 % më shumë inspektime se sa ishin të planifikuara këtë vit....

30 % më shumë inspektime se sa ishin të planifikuara këtë vit, por 20 % më shumë inspektime të kryera në terren ka pasur Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësore krahasaur me vitin e kaluar.
Drejtoresha e këtij inspektorati Ana Petrovska duke u referuar në raportin e parë gjashtëmujor të inspektoratit tha se janë kryer 1.132 inspektime në vend të 866 të planifikuara më herët.
Tha se inspektorët ekologjik kanë dhënë maksimumim për t’i gjetur 363 shkelësit ekologjikë këtë vit.
“Në vitin 2021 janë realizuar gjithësej 185 inspektime më shumë krahasuar me vitin 2020, gjëgjësisht këtë vit kemi rritje të inspektimve në terren për gjithesej 20 %. Janë konstatuar 363 parregullësi, pra shkelje të ligjit për të cilat janë shqiptuar vendime për menanjimin e këtyre parregullësive. Për krahasim , në të njëjtën periudh në vitin 2020 janë konfirmuar vetëm 120 parregullsi” – u shpreh Drejtoresha e ISHMj-së, Ana Petrovska.
Janë iniciuar 43 procedura kundërvajtëse, nga të cilët 36 janë gjoba në të holla dy procedura penale, thanë nga inspektorati.
Një pjesë e të gjobiturëve në të holla janë për shkak të mos pagesës së rregullt të taskave ndaj ndërmarjeve publike, për mos respektimin e lejeve të administrimit të ujit, për gërmimin e rërës së pa kontorlluar të operatorëve në vend rregullimin e shtretërve të lumejnjve, si dhe ka pasur gjoba edhe për deponitë e egra.
Gjoba më e vogël e shqiptuar këtë vit është 3 mijë euro, ndërsa më e larta 20 mijë euro për një organzheri në Gradsko që ka derdhur mazut në ambient.
Petrovska tha se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor numron gjithësej 19 inspektorë, prej të cilëve 3 prej tyre nuk janë në punë. Dy janë në pushime mjekësore dhe një për është i suspenduar për shkak të dyshimit se mund të ketë marrë ryshfet. (Rexhep Qamili, TVM2)
