Maqedoni
Tribunë shkencore në UNT: Efektete e MO-së, evidente në çdo sferë
04.08.2021 15:09
Përfitimet nga Marrëveshja e Ohrit janë të shumta sa i pëket krijimit të një shteti stabil me të drejta të avancuara për shqiptarët....

Përfitimet nga Marrëveshja e Ohrit janë të shumta sa i pëket krijimit të një shteti stabil me të drejta të avancuara për shqiptarët. Kjo u potencua në tribunën shkencore në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit, që po mbahen nën patronazhin e Minstrisë për Sistem Politik dhe Marrdhënie mes Bashkësive.
"Këtu janë të gjitha materialet, kjo do jetë një arkiv prej vitit 2001, prej kur ka filluar me mledhjen e parë të KE-së, deri në momentin e fundit kur u ndërtua Preambula, Kushetuta me dokumente origjinale. Besoj që do të jetë një dokument që do të mbesë edhe për gjeneratat e ardhshme.", tha Aziz Pollozhani, rektor i UNT-së.
Pjesmarrësit në tribunë rikujtuan efektet pozitive të Marrëveshjes së Ohrit që nga nënshkrimi i saj e deri më sot që rëflektohet, sipas tyre, në cdo sferë.
"Ne tash futemi në fazën pas 2021 kur sfidat nuk janë ato që kanë qenë etnike por është konteksti i modernizimit, që është nys efekt pozitiv i Marrëveshjes së Ohrit me arsimimin e shqiptarëve me inkuadrimin në institucione, tash konteksti i modernizimit është një sfidë me të cilin duhet të meremi dhe pyetja është a e kemi ne një strategji për këtë situatë të re.", tha Rizvan Sulejmani, prodekan për mardhënie ndërkombëtare.
"Duke pasur para nesh një dokumet të garantuar ndërkombëtarisht ne kemi një shtet stabil, pa konflikte ndëretnike, pa diskriminime në baza etnike, duke larguar stereotipet se një administrator i një bashkësie tjetër nuk mund të bart ndonjë detyrë administrative udhëheqëse, pozitë të lartë shtetërore apo në krye të Ministrive dhe Qeverisë.", tha Fati Iseni, prodekan i fakultetit të shkencave sociale
"UNT është evolucion në vete i Marrëveshjes së Ohrit. U themelua pa asnjë britmë, kritikë, pa asnjë zë oponence në Kuvend, në mënyrëm më të qetë të mundshme, me përkrahje shumë të gjërë dhe ja ku jemi sot funksionon, çdo ditë e më tepër po përforcohet po nuk ka përfundu këtu procesi sepse e kemi obligim edhe ne dhe menaxhmenti që në fund ta rrumbullaksojmë procesin me një objekt dinjitoz të cilin emeriton ky Universitet,". tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.
Pas vitit 2021 do të fillojë kapitulli i ri i titulluar “Përtej Ohrit”, me koncepte të reja, për një të ardhme europiane të vendit u tha me këtë rast.
FLUTURA LATIFI
