Maqedoni
20 vjet MO, promovohet pulla e re postare
04.08.2021 15:29
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit....

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, u promovua edhe pulla postare dedikuar kësaj date të rëndësishme. Drejtori i “Postave të Maqedonisë së Veriut” me këtë rast theksoi se Marrëveshja e Ohrit ishte e vetmja gjë e duhur që duhej bërë në atë kohë.
“Marrëveshja kornizë e Ohrit, jo vetëm që mundësoi ta shohim të vërtetën me sy, por definoi një mënyrë të re të të bërit politikë në shtet dhe praktikisht atë sot e kemi. Pas aq shumë vitesh marrëveshja e Ohrit hyri në nismat ligjore, ajo mundësoi më shumë investime, më shumë aktivitete të përbashkëta dhe kjo është një sukses.”, tha Jani Makraduli, drejtor i “Postat e RMV-së”
