Maqedoni
Temperaturat 42 gradë, dy ditë fazë portokalli në të gjithë vendin
04.08.2021 15:51
Nga kjo e mërkurë e deri të enjten, i gjithë territori i vendit është në fazën portokalli...

Nga kjo e mërkurë e deri të enjten, i gjithë territori i vendit është në fazën portokalli, me temperature deri në 42 gradë Celsius. Ulje e temperaturave prej 3 deri në 5 gradë na pret gjatë natës së të enjtes edhe të premten ku do të ketë edhe rreshje shiu me bubullima. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, që të ndjekin rekomandimet, të mbrojnë shëndetin dhe të parandalojnë pasojat e valëve të të nxehtit. MPPS rikujton masat e përgjithshme që duhen ndjekur: Lirimi nga përgjegjësitë e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, siç janë gratë shtatzëna dhe njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshte), të mos ketë aktivitet fizik dhe të mos nxirren fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështjet Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrohet ndihmë për të moshuarit e vetmuar dhe të pastrehët. Ndalesë për punë në ambient të hapur nga ora 11 deri në orën 17.
Respektimi i masave, ISHP nuk vëren shkelje, në terren puna vazhdon
Nga Inspektoriati Shtetëror i Punës thonë se nuk kanë vërejtur shkelje të rekomandimeve dhe rikujtojnë dënimet për punëdhënësit që nuk respektojnë masat e kujdesit gjatë temperaturave të larta.
“Janë përforcuar kontrollet nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës, vecanërisht në sektorët kur kryehen aktivitetet në ambient të hapur. Kjo është ndërtimtaria, tregëtia me shumicë në tregjet e hapura, transporti etj. Në këtë periudhë janë kryer rreth 150 inspektime. Nëse nuk respektohet ndalesa për punë dhe gjendet puntorë që punojnë në ambient të hapur, ne periudhën prej orës 11 deri në ora 17, menjëherë ju jepet ndalesë për punë dhe nëse nuk respektohet kjo ndalesë vazhdojnë sanksione kundërvajtëse prej 500 eurove, ose deri në 4000 mijë euro për punëdhënësit e mëdhenj. Patjetër duhet cekur që në këtë periudhë në fazën e portokalltë, që do të zgjasë deri ditën e enjte, gjithmonë e më shumë punëdhënësit i respektojnë rekomandimet e Qeverisë në vecanti në periudhën që është vendosur ndalesa për punë në ambiente të hapura.”, tha Goga Tileva nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Por edhe perkundër fakti që inspektoriati nuk i sheh shkeljet e rekomandimeve nga punëdhënësit, kamera e TVM 2 në kryeqender hasi në punëtorë të ndërtimtarisë të cilët punonin edhe në orët më të nxehta të ditës.
FARIJE DAUTI BAKIU
