Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Grubi: Koalicionimi BDI – LSDM favoriti tek qytetarët

04.08.2021 16:18

Koalicionimi BDI – LSDM është dakorduar dhe është më favorit tek qytetarët zëvendës kryeministri I parë Artan Grubi....

Koalicionimi BDI – LSDM është dakorduar dhe është më favorit tek qytetarët zëvendës kryeministri I parë Artan Grubi. Bashkëpunimi parashikon model të kombinuar të mbështetjes në rrethin e parë apo të dytin, u shpreh Grubi.
 
“Vendosëm të përsërisimin modelin e bashkëpunimit të vitit 2017-të me disa modifikime të caktuara ku diku do të përkrahim njëri tjetrin që në rrethin e parë, ndërsa në vendet tjera edhe në rrethin e dytë me përkrahje të ndërsjellë edhe me partnerë të tjerë të koalicionit por me bindje të plotë ua them, në përputhje me të gjitha anketat që i kemi bërë deri më sot jemi favorit apsolut për ti fituar të gjitha komunat më të mëdha në këtë vend përfshi edhe komunën e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës, Çairit, Sarajit dhe komuna të tjera rurale.”, tha Artan Grubi.
 
Arsovski: Karton të kuq për pushtetin e korruptuar
 
Mbetet pikëpyetje koalicionimi midis opozitës maqedonase dhe shqiptare, pas paralajmërimeve të kryetarit të VMRO–DPMNE–së Hristijan Mickovski. Partija e Mickovskit veçmë ka konfirmuar bashkëpunimin me fuqinë Demokratike të Romëve. Nga VMRO akuzojnë partitë në pushtet për dështim edhe në nivel lokal, të cilët sipas tyre duhet zbrapsur nga pushteti.
 
“Maqedonia është fundosur në borxhe si kur më parë dhe tani kur buxheti është I zbrazët po goditet xhepi i qytetarëve. Një gjë është e qartë, pushteti kriminel do të duhet të ndërrohet menjëherë, ti jepet karton I kuq në zgjedhjet lokale dhe pas kësaj menjëherë të kthehen punët në normalitet.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE–së.
 
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor, ndërkohë kryeparlamentari Talat Xhaferi të njëjtat do ti shpall më 6 gusht.
 
MERALE ISMAILI