Botë

Ende vatra aktive në Shqipëri, 6 perdsona arrestohen për zjarrvënie të qëllimshme

04.08.2021 17:53

Një ditë pas 64-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën në përpjekje për të mbrojtur vreshtat...

Një ditë pas 64-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën në përpjekje për të mbrojtur vreshtat, situata mbetet kritike në Lunxhëri të Gjirokastrës, aty ku zjarret aktivizohen në mënyrë të vazhdueshme.  Të gjithë të evakkuarit janë kthyer në banesat e tyre, ndërsa në zonë janë djegur mbi 700 hektarë pyje e kullota. Gadishulli i Karaburunit në Vlorë vijon të digjet ende, pasi edhe pas ndërhyrjes me helikotrerë e ushtrisë, forcat e armatosura nuk po arrijnë t’i shuajnë flakët. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se janë arrestuar edhe 6 persona për zjarrvënie të qëllimshme. 
 
“Janë ndaluar gjashtë persona, tre vetëm dje. Ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se zjarret janë të qëllimshme. Apeli shkon për të gjithë që kanë një rol për të ruajtur, ju na keni ndihmuar për evakuimin e zjarreve. Qëllimi i opozitës nuk është për të thënë gjithmonë të kundërta. Nuk ka opozita që të jenë me zjarrin, por me qeverinë në momentin e betejës, por më pas të tregojnë që dinë ta bëjnë më mirë këtë punë.”, tha Niko Peleshi, ministër i mbrojtjes i Shqipërisë.
 
Ndërkohë Bashkimi Europian ka aktivizuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile, ku përveç Holandës, ndihmë për autoritetet shqiptare do të japë edhe republika çeke. 
 
LULJETA NDOKA