Botë

Zjarret në mesdhe e Ballkan, KE mobilizon mbështetjen, kordinohen ndihmat

04.08.2021 19:03

Teksa zjarret vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor...

Teksa zjarret vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetjen për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës.

Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut. Edhe Bullgaria nis ekip shtesë prej 25 zjarrfikësish, 3 kamionë zjarrfikës dhe 2 ambulanca të tjera për të ndihuar  në Koçan dhe Dellçevë. Dy helikopterë për të mbështetur operacionet në Shqipëri do të dërgohen nga Çekia dhe Hollanda. Dy aeroplanë zjarrfikës Canadair nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali. Dy avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë.
 
E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit. Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave, 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE-së.