Maqedoni

Arrestohen katër persona, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme

04.08.2021 19:18

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar 4 persona....

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar 4 persona nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në 4 lokacione në vend.
 
Nën dyshimin për shkaktimin e zjarrit në fshatin Pozharan të Gostivarit, është arrestuar një 32 vjeçar, me iniciale Ll.A nga Republika e Shqipërisë i cili në mënyrë ilegale ka qëndruar në vendin. Një tjetër person dyshohet për zjarrin në Staro Nagoriçan. Ndaj tij janë duke vepruar policët dhe prokurori publik. Gjatë ditës së djeshme, janë arrestuar edhe dy persona  që dyshohet se kanë shkaktuar zjarr para fshatit Bllacë drejt Katllanovës.
 
MPB përkujton se shkaktimi i zjarreve, qëllimshëm ose jo, paraqet vepër penale e cila sanksionohet me burg deri në 8 vjet. Apelojnë që në mënyrë rigoroze të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët maksimalisht t’u shmangen ndezjes së zjarreve, mbeturinave dhe mbetjeve nga të mbjellat, të mos hedhin cigare të pa ndezura dhe të mos hedhin shishe të qelqit dhe mjete të tjera të cilat pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojnë zjarr.