Qeveria shpalli gjendje krize në vend për 30 ditët e ardhëshme
Qeveria miratoi vendimin për të shpallur gjendje krize....

Qeveria miratoi vendimin për të shpallur gjendje krize në 30 ditët e ardhshme për shkak të situatës me zjarret.
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, që këtë mëngjes drejtoi seancën e Qeverisë në të cilën u pranua propozimi i Komitetit Drejtues për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin, tha se vendet e tjera në Europë , në këtë periudhë, po përballen me zjarre për shkak të temperaturave të larta, dhe shprehu shpresën se shpallja e gjendjes së krizës, do të kontribuojë në tejkalimin e situatës me zjarret në vend.
"Ne po përpiqemi të merremi me zjarret me mobilizimin e plotë të kapaciteteve. Besojmë se ky vendim, së bashku me ndalimin e lëvizjes në pyje, do të ndihmojë në ndalimin e zjarreve. Pothuajse 80 përqind e zjarreve janë shkaktuar nga njerëzit", - tha Grubi.
