Pesë helikopterët po shuajnë zjarrin pranë Pehçevës, zjarr aktiv në Kumanovë
Pesë helikopterë tashmë po shuajnë zjarrin në Pehçevë....

Pesë helikopterë tashmë po shuajnë zjarrin në Pehçevë. Por në vend ka ende vatra aktive . Sipas të dhënave të fundit të njoftuara mbrëmë nga drejtori i QMK -së, Stojance Angellov, janë 10 zjarre aktive në vend dhe situata më serioze është në Komunën e Makedonski Brod, si dhe në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës.
Për të shuar zjarrin e madh pyjor në rajonin e Pehçevës, fillimisht u dërguan pesë helikopterë, dy maqedonas dhe tre serbë, por menjëherë pas mbërritjes së tyre u tërhoqën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta. Përpjekjet mbinjerëzore të banorëve, zjarrfikësve dhe të gjithë atyre të përfshirë e shpëtuan manastirin "Shën Petka" nga zjarri.
Në mbrëmje, dy zjarre ishin aktive në zonën e Prilepit, një pranë Chelopek në Staro Nagoricane.
Zjarri në Jaqincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv. Zjarret tjera në Dovezence dhe Jaqincë-Murgash janë vënë nën kontroll. “Tre vatra aktive i kemi shuar deri në ora tre të mëngjesit. Por ka mbetur një ekip patrullues i banorëve dhe zjarrfikësve” , tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.
Kodra Lipec u dogj gjithë natën në të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku pyll me bar thatë.
Ende nuk ka ndërkohë një konfirmim zyrtar nga Ministria e Brendëshme nëse në vend realisht është regjistruar apo jo viktima e parë nga zjarret, sic u informua dje nga TV 24. Ministria e Brendëshme thotë se ekipet e tyre janë në terren, por kushtet aktuale nuk i lejojnë ata të hyjnë në shtëpinë e djegur dhe të përcaktojnë nëse ka një trup brenda. Ata presin që gjatë ditës të jenë në gjendje të hyjnë dhe të fillojnë inspektimin. Deri atëherë, ministria nuk mund të konfirmojë këtë lajm zyrtarisht. Siç raportuan mediat mbrëmë , gruaja në moshë, duke u përpjekur të strehohej nga zjarri, u mbyll në shtëpi dhe nuk arriti të shpëtonte.
Kanë filluar të arrijnë edhe ndihma në njerëz e mjete nga fqinjët, si nga Serbia dhe nga Bullgaria që mbrëmë dërgoi pesë automjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit pranë lagjes Pasjak në fshatin Nov Istevnik. Sot priten përforcime nga Sllovenia - 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës. Angelov njoftoi se ndihmë u kërkua nga Greqia, për të cilën, siç informoi ai, pritet përgjigje pozitive.
Dje, qeveria vendosi të ndajë 10.000 denarë , për një total prej 300 personash (zjarrfikës dhe qytetarë të tjerë) që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në pyje. Lista e qytetarëve që do të marrin këtë shpërblim monetary, do të përcaktohet në bashkëpunim me komunat, Drejtorinë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave.
