6 vatra aktive zjarri në Shqipëri
05.08.2021 12:25
Në Shqipëri aktualisht janë gjashtë vatra zjarri aktive.....

Në Shqipëri aktualisht janë gjashtë vatra zjarri aktive, ndërsa dy janë shuar tërësisht dhe një vatër është izoluar.
Gadishulli i Karaburunit është vatër aktive, ku zjarri i favorizuar nga era është duke u kthyer në kërcënim serioz edhe për parkun e Llogarasë.
Vatra të tjera aktive ka në: Fushë Arrëz, fshatin Cukal, fshatin Lukan në Dibër, në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë, në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht, në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër.
Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.
