Marrëveshja e Ohrit, bashkësitë jo shumicë kërkojnë më shumë të drejta

05.08.2021 12:55

Përfqasimi i komuniteteve më të vogla në administratën publike....

Përfqasimi i komuniteteve më të vogla në administratën publike nuk është i mjaftueshëm dhe nevojitet përparim, vlerëson ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi.

20 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përparim vlerësohet të ketë në përdorimin e gjuhëve të cilat janë edhe zyrtarë në disa komuna.

“Falë Marrëveshjes së Ohrit, sot përveç gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe kemi komuna ku gjuhë zyrtare është edhe gjuha rome, gjuha turke, gjuha boshnjake, ajo serbe si dhe pjesëtarët e këtyre komuniteteve janë të integruar tashmë në të gjitha sferat e shoqërisë edhe pse akoma jo në numrat e dëshiruar dhe në numrat e duhur.” – tha Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.

Por bashkësitë më të vogla kërkojnë të gëzojnë të drejtat nga marrëveshja kornizë dhe kyçje sa më të madhe në zbatimin në praktikë.

“Marrëveshja kornizë e Ohrit nuk është marrëveshje midis maqedonasve dhe shqiptarëve me të cilën u përmbyll konflikti i brendshëm, por është marrëveshje për avancim dhe integrim të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Periudhën që vijon fokusi duhet të vehet në zbatimin e plotë.” – deklaroi Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Eran Kurtishi.

Bashkësitë më të vogla do të kenë edhe mbështetjen e misionit të OSBE- së, të cilët propozojnë zbatim në praktikë të ligjeve që burojnë nga marrëveshja e paqes së vitit 2001.

“Ende ka nevojë për përmirësimin e zbatimit të ligjeve, strategjive dhe planeve akcionale, veçanarisht sa i përket përfaqësimit adekuat, përdorimit të gjuhëve, arsimit dhe kulturës. Në këtë drejtim misioni i OSBE – së në Shkup do të vazhdojë që ti mbështet përpjekjet për promovimin e të drejtave të komuniteteve në përputhje me strategjinë nacionale për një shoqëri dhe interkulturalizëm.”- u shpreh Shefi i misionit të OSBE-së, Xhefri Golldstin.

Nga ministria për Sistem Politik dhe Marrdhënie midis Bashkësive,  s’heqin dorë nga praktikat e mira që ka vendosur marrëveshja paqësore e Ohrit, sikurse marrëdhëniet e mira ndëretnike, kohezioni social, mosdiskriminimi dhe toleranca, dhe propozojnë që të njëjtat të jenë pikënisje të çdo procesi në shoqëri. Vlerësojnë se vetëm me kyçjen e gjitha bashkësive mund të kompletohet mozaiku; “Një shoqëri për të gjithë”. (Meral Ismaili, TVM2)