Teksas, përmbyset furgoni me emigrantë, 10 viktima

05.08.2021 12:46

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në një aksident që përfshiu një furgon që transportonte rreth tridhjetë emigrantë në Teksas, 120 kilometra larg kufirit.

Sipas Policisë, automjeti, po ecte me shpejtësi të madhe dhe u përmbys kur u fut në kthesë. Në fund të marsit në Kaliforni, jo shumë larg kufirit me Meksikën, 13 emigrantë të futur në një SUV humbën jetën si pasojë e tërheqjes me një kamion.