Shërbimet hotelierike janë liruar për 0,7 për qind

06.12.2014 14:29

Në nëntor të këtij viti çmimet e shërbimeve hotelierike kanë mbetur në nivel të njejtë, sikur në tetor...

Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën e vitit janar-nëntor të këtij viti, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë më të ulëta për 0,7 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Në nëntor të këtij viti çmimet e shërbimeve hotelierike kanë mbetur  në nivel të njejtë, sikur në tetor. Rritje është vërejtur vetëm në grupin e Bujtjeve për 0,1 për qind.

Shërbimet hotelierike në nëntor të vitit 2014, në krahasim me muajin e njejtë të vitit  të kaluar janë shtrenjtuar për 0,7 për qind.