Transporti publik në Tetovë, Alternativa: Autobusët të vihen në funksion

05.08.2021 14:31

Partia AlternAtivA – Dega Tetovë....

Partia AlternAtivA – Dega Tetovë, akuzon komunën se po i mban të parkuar autobusët e transportit publik të blerë me paratë e qytetarëve te Tetovës, edhe në këtë periudhe kur në Tetovë kanë ardhur mërgimtarët dhe lëvizja e njerëzve është shtuar. 

Përkujtojnë se autobusët po amortizohen duke qëndruar pa punë  që nga muaji janar.

“AlternAtivA – Dega Tetovë kërkon nga kryetarja e Komunës së Tetovës që urgjentisht t'i fusë në shërbim të qytetarëve autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, me çka sadopak do të duhej të lehtësohej komunikacioni i stërngarkuar. Ajo duhet ta ketë mësuar leksionin se nuk fitohen pikë të imëta politike duke i vonuar projektet dhe duke i lëshuar ato në vigjilje të zgjedhjeve lokale të tetorit. Qytetarët e Tetovës nuk janë sklerotikë, siç i pandeh kryetarja Arifi” – thonë nga Alternativa.